SPAK urdhëron arrestimin e 4 personave të dyshuar për përplasjen me armë në Bushat të Shkodrës, ngjarje e ndodhur 23 Gusht 2024. Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët u vetëdorëzuan pak javë më parë në policinë e Shkodrës, pasi ishin në kërkimin për dhunën barbare ndaj Vladimir Brucit, janë njohur me akuzat e reja, krijim të kushteve për të kryer vrasje dhe grup kriminal. Për arrestimin e dy personave të tjerë për të cilët është firmosur urdhër arrest, RENEA ndërmori në orët e para të mëngjesit të së martës një aksion në Dobraç, dhe zona të tjera të Shkodrës, por nuk mundi ti vinte në pranga. Ndërsa, gjykata e posaçme ushtroi kontroll në banesat dhe bazat e grupit kriminal Bajri, përshirë dhe shtëpinë e Safet Bajrit.
Nga hetimet e SPAK rezultoi se pasditen e 23 gushtit të vitit të kaluar fshatin Rranxë në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës, Izmir Sakicaj, Samuel Troshani bashkë me persona të tjera anë përplasur me armë me Andrea dhe Aleksandër Prendi.
I pranishëm ka qenë dhe Safeyt Bajri I cili udhëtonte me automjet të blinduar.
Sakica dhe Troshani pretenduar se ishin viktima, pasu u sulmuan më armë. Por nga akti i ekspertimit rezultoi se Samuel Troshani ka bërë qitje me armë atë ditë, pasi në dorën e tij u gjetën gjurmë të fatit.
Grupi i Izmir Sakicës , Asmer Bilali dhe pjesëtare të grupit Bajri janë nën hetim edhe për masakrën e 30 tetorit 2024 në Dobrac ku u ekzekutuan me armë zjarri Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe humbën jetën në aksident bashkëshortët Flutura dhe Bashkim Basha pasi udhëtonin me motor kur makina e viktimave doli nga rruga duke I përplasur.