EMRAT/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për trafik droge

Janë sekuestruar pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për trafik droge në Shqipëri dhe Itali.


Sipas policisë, bëhet fjalë për pronat e shtetasit Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gjino Lleshaj alias Shkelqim Lleshaj, 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se Braçajt dhe Lleshajt i janë sekuestruar më vendim të Gjykatës së Tiranës 1 apartament në zonën e Selitës dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte të veprimtarive kriminale brenda dhe jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Burimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gjino Lleshaj alias Shkelqim Lleshaj, 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Vrasësi me pagesë Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sërish në Gjykatën e Posaçme, ku ka zbuluar detaje mbi atenatatin ndaj biznesmenit Lulzim Masha. Hoxhaj deklaroi se Nuredin Dumani i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit. Porosia ishte për vrasjen e djalit, por sipas tij, nuk kishim mundur ta gjenin. “Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni”, ka dëshmuar ai sipas gazetares Klodiana Lala. Ndër të tjera, ai është shprehur se njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës, por më pas janë ndarë. “Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas”, ka dëshmuar Hoxhaj. Henrik Hoxha: Lulzim Masha në dijeninë time ka një shkollë private në Tiranë. E ka shtëpinë tek blloku. Unë kisha porosi nga Nuredin Dumani për djalin e Mashës, jo për Lulzimin. Nuk e mbaj mend emrin e djalit, por Nuredini më tregoi një foto, më tregoi shtëpinë, shkollën. Djalin nuk po e gjenim dot. Njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës. Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas. Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni. Në fillim diskutuam për 150 mijë euro. Pastaj për Lulzim Mashën për 100 mijë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme