Janë arrestuar dy punëtorët dhe inxhinieri i pallatit nga ku u shemb një skelë, duke lënë të plagosur dy persona, të cilët ishin duke kaluar rrugën.
Sipas raportimeve, mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Elton Osmanllari, Erjon Kanto dhe Zef Kalaj, me profesion punëtor ndërtimi, sipërmarrës dhe inxhinier.
Kujtojmë se skela e pallatit në ndërtim është shembur mesditën e djeshme (22 janar) duke lënë të plagosur babë e bijë, shtetasit me iniciale H.L, 70-vjeç dhe I.SH 45 vjeçe.
Ata u dërguan me urgjencë në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërsa raportohet se i moshuari është në gjendje të rëndë dhe kritike, ndërsa gruaja jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.