EMRAT/ Sherri me thika mes vajzave pas një sherri banal, policia jep detajet: Konflikti nisi në autostradën Tiranë-Durrës! Dy motrat erdhën për kallëzim, por…

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me ngjarjen mes vajzave të reja, ku njëra prej tyre plagosi shoqen me thikë për shkak të një konflikti banal të ndodhur mes tyre.


Sipas Policisë së Shtetit, në konflikt janë përfshirë dy motra, Xhemile dhe Esma Verlaku, kundër shoqes së tyre, Kasandra Cani.

Dy motrat janë paraqitur në orën 02:34 në ambientet e Komisariatit nr.2 të Tiranës për të denoncuar të renë, Kasandra Cani, me pretendimin se janë përfshirë në një konflikt me disa persona në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës.

Më pas, dy motrat duket se janë penduar pasi janë larguar brenda 4 minutave nga ambientet e Komisariatit, për të mos dhënë dëshminë e tyre lidhur me denoncimin që dëshironin të bënin.

Sipas raportimit të uniformave blu, dy motrat kanë shkuar në banesën e 26 vjeçares, Kasandra Cani, dhe janë konfliktuar fizikisht. Përgjatë këtij sherri, Cani ka marrë një thikë të banesës së saj dhe ka goditur Esma Verlakun, kjo e fundit e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Kasandra Cani është arrestuar nga blutë ditën e sotme në orën 15:30, e cila akuzohet për dy vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Për Xhemile Verlaku ka nisur procedimi penal për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.

Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM

DVP Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, në orën 15:30, të datës 20.01.2025, bënë arrestimin në flagrancë, të shtetases K. C., 26 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen Xh. V., 24 vjeçe, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.

Më datë 20.01.2025, në orën 02:34 të mëngjesit, shtetaset E. V., 22 vjeçe, dhe Xh. V., 24 vjeçe, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi personat e përfshirë apo mjetet e përdorura.

Shërbimet e Policisë i kanë informuar ato mbi mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla dhe procedurat që duhen ndjekur. U është kërkuar të presin për marrjen e kallëzimit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, por shtetaset janë larguar nga Komisariati në orën 02:38, pa përfunduar procedurën e kallëzimit.

Nga hetimet rezulton se, pas largimit nga Komisariati, shtetaset E. V. dhe Xh. V. (motra) dyshohet se kanë shkuar në banesën e shtetases K. C. dhe janë konfliktuar fizikisht. Gjatë këtij konflikti, shtetasja K. C. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen E. V., e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Theksojmë se Komisariati i Policisë Nr. 2 ka ndjekur me përpikëri procedurat ligjore dhe ka qenë i gatshëm për trajtimin e rastit, dhe në asnjë moment nuk u është refuzuar marrja e kallëzimit. Kjo është e dokumentuar edhe me pamjet filmike të Komisariatit të Policisë Nr. 2, që tregojnë veprimet e punonjësve të Policisë dhe të dy shtetaseve dhe kohën e qëndrimit të tyre prej 4 minutash në Komisariat. Pas kësaj, ato janë larguar duke mos përfunduar procedurën e kallëzimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme