Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë.
Zënka e cila nisi si një sherr banal në një lokal në rrugën Tasim Shehu, mes 47-vjeçarit Albert Ostreni dhe 23-vjeçarit Renaldo Mejdani përfundoi me plagosjen e këtij të fundit në rrugicat e lagjes.
I lënduari është dërguar për marrjen e trajtimit të specializuar në spitalin e Traumës, ndërkohë që policia ka ngritur kontrolle për kapjen e autorit në tiranë por dhe në Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.
Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit./GSH