EMRAT/ Shkak radha për qethje, si djemtë e biznesmenëve vranë të riun jetim

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në rrugën “Drenica” në Podujevë të Kosovës, në 14 janar, ku 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu u godit me makinë dhe u rrah brutalisht me shufra hekuri nga dy të rinj.

Pas vdekjes së tij ditën e djeshme në QKUK, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra, është mësuar se autorët e ngjarjes së rëndë janë Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç.

Sipas mediave të Kosovës, dy adoleshentët janë djem biznesmenësh në Podujevë. Besim Kadriu babai i 16-vjeçarit ka në pronësi një biznes makinash me qira, ndërsa Medin Abdullahu babai i 17-vjeçarit është pronar i një kompanie “security”.

Ndërkohë, viktima ishte jetim dhe nuk kishte as nënën e as babanë, por vetëm motrën. Po ashtu mësohet se shkak për konfliktin është bërë radha për t’u qethur në një berberhane.

Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar të afërmit e të riut, të cilët tregojnë se si ndodhi ngjarja.

“Unë jam xhaxhai tij. Lulzimi si 18-vjeçar ka qenë punëtor, ka qenë jetim. Pa dy prindërit. E e kanë ndjek me makinë, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me shkop bejsbolli derisa më vonë  ndërroi edhe jetë”, tha xhaxhai i Lulzimit.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe motra e Fejzullahut e cila shprehu dhimbjen për vdekjen e të vëllait.

“Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoi, kurrë dritë me sy mos pafshin”, ka thënë ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme