EMRAT/ “Smart”-i përplaset me motorin, 22-vjeçari plagoset në kokë!


Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:50, në rrugën “Studenti”, pranë barit “Ali Pasha” në Sarandë.

Sipas të dhënave zyrtare, 22-vjeçari Klauid Hadëri, i cili po drejtonte një motor, është përplasur me një automjet tip “Smart”, që drejtohej nga 20-vjeçari Orlando Koshi.

Përplasja ka qenë e fortë dhe ka sjellë dëmtime në kokë për motoristin Hadëri, i cili është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal. Fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë kryer menjëherë verifikimet, përfshirë edhe testin e alkoolit për të dy drejtuesit, të cilët rezultuan negativë (0.00 mg/l).

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme