Është prezantuar sot zyrtarisht struktura e re e Partisë së Lirisë. Në një dalje për mediat, Silva Caka deklaroi se në postin e zëvendëskryetarit është rimëruar Agim Nesho.
Ndërkohë në postet e nënkryetarëve, që do të jenë 4, janë konfirmuar Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi. Po ashtu mësohet se Tedi Blushi është rikonfirmuar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.
Mes anëtarëve të Kryesisë futen ex-officio dhe Ilir Metaj, kryetari i PL-së, Edmond Haxhinasto, kryetar i KDK-së dhe Floida Kërpaçi, kryetare e LRI-së.
© SYRI.net