EMRAT/ Të akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe falsifikim kompjuterik! AMP-ja ekzekuton masat e sigurisë për punonjësit e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë së lëshuar nga Gjykata e Elbasanit ndaj 5 punonjësve të policisë, të cilët po perballen me akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimi kompjuterik.


Është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për Aurel Tahiri, 32 vjeç, Endri Hazizi, 39 vjeç dhe Xhevahir Stërmugu, 50 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Ndëkohë është ushtruar masa e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a funksioni publik” për Eraldi Koprencka, 33 vjeç dhe Nertil Xhemalaj, 34 vjeç, të cilët akuzohen për “Shpërdorim të detyrës”.

AMP, ka rënë në gjurmët e këtyre punonjësve pas ankesave të ardhur nga qytetarë të ndryshëm që këta oficerë ishin të korruptuar. Pas këtyre ankesave, kanë nisur hetimet 4 mujore ndaj këtyre 5 punonjësve të sektorit të Trafikut Interurban dhe Urban.

Oficerët kanë kryer veprime korruptive me drejtues automjetësh, që ishin të kapur në shkelje administrative nga radari i Policisë Rrugore.

Njoftimi i AMP-së

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit personal, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndaj 5 punonjësve të policisë me detyrë “Trupë shërbimi” pranë Seksionit të Menaxhimit Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Fallsifikim kompjuterik”.

-Masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për punonjësit Aurel Tahiri, 32 vjeç, Endri Hazizi, 39 vjeç dhe Xhevahir Stërmugu, 50 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Falsifikim kompjuterik”.

-Masa e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a funksioni publik” për punonjësit Eraldi Koprencka, 33 vjeç dhe Nertil Xhemalaj, 34 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pas hetimit 4-mujor të kryer nga AMP me metoda speciale proaktive nën drejtimin e Prokurorisë, është arritur të vërtetohej me prova përfshirja e këtyre punonjësve në veprime korruptive me drejtues automjetesh, të cilët ishin kapur në shkelje administrative nga aparaturat e radarit të Policisë Rrugore.

Hetimi ka nisur pas ankesave të adresuara nga qytetarë të ndryshëm pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme