Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (31 gusht) në qytetin e Korçës, ku 45-vjeçari, Bledar Trendafili, ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trendafili me të cilën është në proces divorci dhe jetojnë të ndarë.
Sipas policisë, 45-vjeçari i ka hedhur lëndën djegëse në trup gruas së tij, e ka ndezur dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Si pasojë, 31-vjeçarja ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar në spital për të ndihmë mjekësore, ndërsa pritet që të niset drejt Tiranës, për trajtim me të specializuar.
Policia e Korçës është vënë në ndjekje të 45-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi Bledar Trendafili., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen Melisa Trendafili, 31 vjeçe.
Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.
Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.