EMRAT/ U dha drita jeshile për 13 kandidatë për anëtarë të Këshillit Programor të RTVM

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend dha dritë jeshile për 13 nga gjithsej 24 kandidatë për anëtarë të Këshillit Programor të Radio Televizionit të Maqedonisë, shkruan Alsat.

Shtatë prej kandidatëve u propozuan nga VMRO-DPMNE, një nga LSDM, një nga ZNAM dhe katër nga VLEN.

VLEN fillimisht propozoi pesë kandidatë por njëri prej të propozuarve nuk i plotësonte kushtet ligjore sepse në këtë funksion ka kaluar dy mandate, maksimumi që parasheh ligji për agjencinë e mediave. Ndonëse kandidatët prezantuan biografinë e tyre qysh më 10 prill, periudha prej 18 ditëve nuk u mjaftoi deputetëve që të jenë të vendosur se kë do të propozojnë.

Gjatë seancës së komisionit, koordinatori i VMRO-DPMNE-së disa herë dilte jashtë për konsultime me deputetët e partive të tjera.

Për tu zgjedhur si anëtarë të këshillit programor të RTVM-së, kandidatët e propozuar duhet të votohen edhe në seancë plenare për çka nevojitet edhe shumicë e badenterit.

KANDIDATËT:
1. Lazo Trpkov
2. Marjan Velevski
3. Biljana Babiq
4. Bekim Laçi
5. Mile Grozdanovski
6. Muzbajdin Qamili
7. Davor Pashovski
8. Maja Sedrak
9. Burim Ramadani
10. Patriot Lumani
11. Ivana Efremovski
12. Vlladimir Pallashevski
13. Tomisllav Kezharovski

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme