EMRAT/ Zbardhet lista me 23 kandidatët për Avokat Populli! Shabani dhe Hysaj futen në garë! Aplikon dhe Valentina Teodoresku që do përfaqësonte Sali Berishën në SPAK!

Është zbardhur lista me 23 kandidatët që kanë aplikuar për postin e ri të Avokatit të Popullit, një nga institucionet më të rëndësishme kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.


Burime për gazetarin Ergys Gjençaj bëjnë me dije se mes emrave të njohur që kanë hyrë në garë spikasin Endrit Shabani, drejtues i nismës “Nisma Thurje”, Jola Hysaj dhe Adriana Kalaja, të dyja kandidate për deputetet nën siglën Partisë Demokratike më 11 maj.

Po ashtu, në listë është edhe Valentina Teodoresku, avokatja e caktuar kryesisht nga gjykata e cila përfaqësoi Sali Berishën në seancën e 26 tetorit 2023, ku u konfirmuan masat e para “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ndaj tij nga SPAK.

Në garë janë edhe juristë të tjerë, si Besim Ndregjoni, Gerti Shella, Saimir Vishaj, Anton Kosteri, e të tjerë si edhe gazetarja  Aranita Brahaj.

Më poshtë kandidatet deri më tani për Avokat të Popullit:

  1. Adriana Kalaja
  2. Aranita Brahaj
  3. Anton Kosteri
  4. Anton Lleshaj
  5. Besim Ndregjoni
  6. Dardan Mustafaj
  7. Endri Papajorgji
  8. Endrit Shabani
  9. Fatjona Male
  10. Genta Tafa
  11. Gerti Shella
  12. Ismail Tafani
  13. Jola Hysaj
  14. Juliana Hoxha
  15. Laureta Roshi
  16. Lulzim Hamitaj
  17. Myrteza Myftari
  18. Saimir Vishaj
  19. Shkëlqim Sulo
  20. Suela Koçibellinj
  21. Tartar Bazaj
  22. Valentina Teodoresku
  23. Skënder Haluci

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme