EMRAT/Zbulohen 11 parcela me kanabis në Krujë, arrestohen 3 persona, mes tyre dy vëllezër

Policia ka zbuluar një rast të kultivimit të kanabisit në fshatin Zgërdhesh, ku u gjetën dhe u asgjësuan 591 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.


Gjatë kontrolleve të zhvilluara në terren, Policia e Krujës konstatoi 11 parcela të mbjella me bimë narkotike, të cilat u shkatërruan me anë të djegies.

Si rezultat i hetimeve të mëtejshme, u arrestuan tre persona të dyshuar si autorë të kultivimit: 51-vjeçarin Kastriot Bazja, Murat Seferi, 23-vjeç dhe Emiljano Seferi, 32-vjeç (vëllëzër). Të tre janë banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të kanabisit.

Zbulohen në fshatin Zgërdhesh, 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër), të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë intensifikuar kontrollet në terren.

Si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve me metoda proaktive u zbuluan në fshatin Zgërdhesh, 11 parcela në të cilat ishin kultivuar 591 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u identifikuan, u kapën dhe arrestuan autorët e dyshuar, shtetasit:

M. S., 23 vjeç dhe E. S., 32 vjeç (vëllëzër) dhe K. B., 51 vjeç, të tre banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.

Vijon puna për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme