EMRAT+FOTO/ Tentuan të arratiseshin nga dera e pasme e fermës së kanabisit me vlerë mbi 700 mijë paund, arrestohen dy emigrantët shqiptarë

Dy emigrantë shqiptarë janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuarteksa po përpiqeshin të arratiseshin nga dera e pasme kur policia bastisi një fermë kanabisi.


Në pranga janë vënë Anton Biba, 22 vjeç dhe Arnold Uku, 27 vjeç, të cilët janë gjetur në gjumë në momentin kur policia ka ekzekutuar urdhrin e ndërhyrjes në pronën në Harleson ku ndodhej droga.

Nga kjo ndërhyrje, u gjetën bimë narkotike me vlerë më shumë se 700 mijë paund brenda.

Pesë dhoma në katin e parë dhe tre dhoma në katin tjetër ishin “të mbushura me kanabis” të gjitha në faza të ndryshme të rritjes.

Dy të pandehurit rezultojnë se janë kopshtarë. Ata kishin qëndruar në dy dhoma gjumi në njësi dhe ishin të dy në gjumë kur policia ekzekutoi urdhrin.

Blutë e përshkruan fermën si një “strukturë profesionale” dhe “qartësisht një operacion i aftë për të rritur sasi industriale për përdorim komercial”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme