EMRAT+FOTOT/ Po ktheheshin drejt kryeqytetit, çifti i bashkëshortëve aksidentohet në rrugën Berat-Lushnjë! Makina doli nga rruga dhe ra në kanal

Një aksident dramatik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin kombëtar Berat-Lushnjë, ku një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital.


Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Çukas, teksa paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka përfunduar në kanal.

makina aksident

Të aksidentuarit mësohet se janë Bilbil dhe Xhevahire Nure. Ata po ktheheshin nga qyteti i beratit për në kryeqytet.

Në automjet ndodhej çifti i bashkëshortëve. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat nga automjeti.

Raportohet se janë të lënduar rëndë dhe janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

policia berta aksidenti

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme