EMRAT+VIDEO/ Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Australi, e kishin kthyer banesën në shtëpi bari, si i zbuloi policia

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga policia australiane, pasi akuzohen për kultivim të kanabisit. Ata e kishin kultivuar lëndën narkotike në një ndërtesë që ishte pronë e tyre dhe që vëllezërit e kishin përshtatur si shtëpi bari.


Sipas mediave vendase, të arrestuarit janë shtetasit Emilio dhe Ivan Lukaj, 45 dhe 42 vjeç, të cilët janë dënuar me 11 dhe 13 vjet burg për kultivim të kanabisit dhe pas kryerjes së dënimit do të deportohen për në Shqipëri.

Përmes një video të shpërndarë në media janë publikuar dhe pamjet e ndërhyrjes së policisë në pronën ku të dy vëllezërit kultivonin sasinë e kanabisit në fermën që kishin ngritur në Adeliade të Australisë.

Në pamje duken oficerët e policisë duke shqyer dyer me vare dhe duke hyrë me forcë në fermën e kanabisit. Ata gjetën qindra rrënjë kanabisi të mbjellë në shtëpinë e barit të ngritur nga të dy vëllezërit shqiptarë, të cilët përveç kultivimit, trafikonin edhe lëndët narkotike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme