EMRI/ 17-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident me motor në Itali, i vëllai: Do më mungosh shumë!

Një aksident i rëndë është shënuar në Itali mbrëmjen e djeshme, ku një 17-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motorr.


Sipas mediave italiane, mësohet se viktimë ka mbetur Alen Karaboja me origjinë shqiptare, por i lindur në Valcamonica.

Raportohet se i riu shqiptar ndërroi jetë pasi u përplas me një mur në Bienno, të Valcamonica, teksa drejtonte motoçikletën.

Në të njëjtën motoçikletë me të si pasagjer ishte edhe një shok i tij me origjinë marokene, i cili mbeti i plagosur.

Sipas hetimeve të kryera nga policia, shqiptari kishte qenë në një festë ditëlindjeje me miqtë e tij, para se të ndodhte aksidenti.

Ai u transportua me ambulancë ajrore në spitalin Civil në Brescia, por nuk ia doli që të mbijetojë.

Në rrjetet sociale ka pasur shumë mesazhe ngushëllimi nga ata që e kanë njohur 17-vjeçarin, mes tyre dhe një mesazh nga i vëllai i Alen, Enio, i cili ka publikuar një foto kur kanë qenë fëmijë.

“Do te dua gjithmone vellai im, ti je gjysma ime tjeter dhe gjithmone me ke mbushur zemren me gezim” – shkruan vellai i tij Enio në rrjetet sociale – “cdo dite do te shikoj qiellin dhe do te pershendes si gjithmone. Do me mungosh, me shiko dhe me mbro nga lart, te dua”, ka shkruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme