EMRI/ 28-vjeçarja humbi jetën pas operacionit në spital, e reja ishte diagnostikuar me kancer

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e 28-vjeçares Irida Hasalla pas një operacioni në një spital privat në Tiranë.


U mësua se reja u nënshtrua operacionit Liposuction, ose heqja e dhjamit.

Ndërsa bëhet me dija se e reja vuante nga kanceri, dhe nuk mundi që ta përballojë me sukses operacionin.

Ndërsa familjarët kanë hedhur akuza për mjekim të gabuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme