Nje aksident i rende me pasoje vdekje sapo ka ndodhur ne afersi te Pikes Kufitare te Kakavijes ne afersi te ures tek kryqezimi ne drejtim te fshatit Vrisera.
Nje autoveture tip Mercedez-Benz ka perplasur nje zetor. Informacionet fillestare konfirmojne se perplasja ka qene shume e forte pasi xhipi ka qene me shpejtesi, ndersa zetori pa sinjale dhe pa shenja dalluese fluoreshente.
Nga kjo perplasje ka ngelur i vdekur shoferi i zetorit Harallamb Stamati 35 vjeç banor i fshatit Kakavije. Ndersa ka ngelur i lenduar edhe drejtuesi i autovetures.
Menjehere ka shkuar autoambulanca dhe PMNZSH Dropull e cila po punon per shmangijen e zetorit dhe nxjerrjen e trupit te pajete te shoferit./GSH