Është arrestuar ish-shefi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore së Durrësit, Kushtrim Selimi.
Ai akuzohet të ketë zaptuar një sipërfaqe toke, pronë shtetërore në lagjen “Kallm” të Durrësit, ku dhe ka ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme një vilë.
Kushtrim Selimi është ish-punonjësi i AMP-së i cili u përfshi në skandalin e lajmeve të rreme dhe gjovbvënie përmes portalit të tij. Ai u vetëdorëzua dhe iu caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Siç raportojnë burimet, ai ka mundur të largohet nga Shqipëria pavarësisht se ndaj tij kishte një masë sigurie, e dyshohet të ketë ikur drejt Britanisë së Madhe.