EMRI/ Atentat në Sukth, qëllohet me automatik 48-vjeçari me precedent penal në biznesin e tij! Ja çfarë thotë policia

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin e Sukthit në Durrës. Arben Mërkurit  i është bërë atentat në dyqanin e tij ku si pasojë ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.

Burimet e Gazetës Shqiptare kanë konfirmuar se viktima ka qenë me precedent penal.

Ndërkohë referuar njoftimit të policisë, viktima është qëlluar me automatik në drejtim të dyqanit të tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme