Emri/ Atentati me armë në Vlorë, kush është 35-vjeçari që mbeti i plagosur! Breshëri të shtënash ndaj të riut

Është identifikuar i riu i cili ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.


Mësohet se i plagosur ka mbetur 35-vjeçari Romeo Meçaj. Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë në makinën e tij në një shesh parkim në zonën e “Skelës”.

Persona ende të paidentifikuar i janë afruar dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash. I riu është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme