EMRI/ E kishte parkuar në oborr, hidhet lëndë plasëse në makinën e 39-vjeçarit

Një sasi lënde plasëse është hedhur në një automjet, i cili ishte parkuar në oborrin e një banese.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, ndërsa makina rezulton në pronësi të 39-vjeçarit Dritan Jano.

Mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij dhe si pasojë, pati vetëm dëme materiale.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme