EMRI/ E rëndë në Librazhd, po riparonte mjetin në servis, humb jetën 23-vjeçari ish-polic

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd, ku një i ri 23-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë riparimit të automjetit të tij.


Sipas informacioneve paraprake, në Spitalin e Librazhdit është transportuar për ndihmë mjekësore shtetasi me iniciale Leonard Duka, 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht teksa po punonte në mjetin e tij në servisin e shtetasit me iniciale I. P.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Informacion paraprak

Në Spitali i Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme