EMRI/ Ekzekutoi pranë shtëpisë Dod Mamlin, arrestohet autori i dyshuar!

Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Laç, ku u vra 67 vjeçari Dod Mamli pranë shtëpisë së tij, Policia e Kurbinit ka arrestuar një 53 vjeçar si autor i dyshuar i këtij krimi.


Në pranga ka rënë shtetasi Dashnor Tota, 53 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

53 vjeçarit iu gjet dhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet të jetë vrarë 67 vjeçari.

Deri më tani blutë besojnë se motivi i kësaj ngjarje lidhet me pronat.

NJOFTIM

Dyshohet se vrau me armë zjari, një 67-vjeçar, dje, në fshatin Vilëz, si rezultat i kontrolleve intensive nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

Operacioni për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi u zhvillua pa ndërprerë nga shërbimet operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi: D. T., 53 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Në momentin e kapjes nga Policia, këtij shtetasi i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin D. M., për motive pronësie.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

VRASJA E DOD MAMLI

Ngjarja ndodhi pasditen e 24 shkurtit, në fshatin Vilëz, Zhejë të Laçit.

Ai u vra me armë zjarri pranë banesës së tij.

VIKTIMA, BABAI I AUTOTORËVE TË MASAKRËS SË MAMURRASIT

Dod Mamli është babai i autorëve të masakrës së Mamurrasit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015.

Djemtë e viktimës, Enrik dhe Tom Mamli, vranë Naim Tafën, pasi kishin një konflikt të mbartur nga Italia për 250 mijë euro që Tafa i detyrohej Mamliut.

Masakra ndodhi në qendër të Mamurrasit më 23 shtator 2015, kur përveçse vrasjes së Tafës, u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin, bashkë me shumë persona të tjerë, në zonën e stacionit të trenit.

Lidhur me këtë ngjarje, uniformat blu po hetojnë gjithashtu dhe pistën e hakmarrjes, duke qenë se viktima Dod Mamli është babai i autorëve të masakrës së vitit 2015 në Mamurras.

LEXONI EDHE: Vrasja e Dod Mamli në Laç, blutë hetojnë pistën e hasmërisë : Viktima, babai i dy autorëve të masakrës së Mamurrasit në 2015!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme