EMRI/ Humb jetën shqiptari në një aksident në Itali! U përplas me shtyllën e ndriçimit dhe më pas me një pemë

Një aksident i rëndë që ka rezultuar fatal për një të ri shqiptar ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Torino, të Italisë.

Përplasja e ndodhur në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos i ka marrë jetën 32-vjeçarit Olti Hysenaj.

Për arsye që janë ende të paqarta, automjeti tip “Ford Fiesta” që ai drejtonte është përplasur me shtyllën e dritë që ndriçon rrugën dhe më pas në një pemë.

Mediat italiane shkruajnë se Hysenaj ndodhej i vetëm në automjet dhe gjatë përplasjes është hedhur nga makina.

Në vendngjarje, përveç punonjësve të shëndetësisë, kanë ndërhyrë edhe punonjës të policisë vendore, të cilët janë përgjegjës për konstatimet dhe konstatimin e dinamikës dhe përgjegjësive të ngjarjes. Në çdo rast, përfshirja e mjeteve të tjera përjashtohet./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme