EMRI/ Humbi kontrollin mbi motomjetin dhe u akidentua, ndërron jetë shqiptari në Itali. Përfundon në spital bashkatdhetari

Një 44-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Lorenc Koleci është aksidentuar për vdekje në Itali.


Sipas mediave italiane, shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor, në zonën e Fermo, jo shumë larg vendit ku jetonte.

Ndërkohë, një tjetër shqiptar, rreth 40 vjeç mbeti i plagosur rëndë nga ky aksident dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Anconas.

Dy shqiptarët po udhëtonin me motor, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen. Dyshohet se motori ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në një nga shtyllat prej betoni që ndodheshin mes rrugës dhe trotuarit.

Autoritetet ndërkohë kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme