Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Burrel, ku një qytetar është futur në lumë për tu larë, por nuk ka dalë nga uji i gjallë.
Policia bën me dije se qytetari me iniciale D.M. 53 vjeç, banues në Burrel, i shoqëruar nga familjarët e tij, ka hyrë për tu larë, por fatkeqësisht ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që ishte në lumë.
Gazeta Shqiptare mëson se emri i viktimës është Durim Murrani, dhe se trupi i pajetë i tij është transportuat drejt morgut për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Kurbin / Informacion paraprak
Në fshatin Skuraj, në lagjen “Guri i Zi”, shtetasi D.M. 53 vjeç, banues në Burrel, i shoqëruar nga familjarët e tij, ka hyrë për tu larë në lumë.
Dyshohet se, ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë.
Trupi i 53 vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e Spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./GSH



