EMRI/ I akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet me qellim ekstradimi në Itali 38 vjeçari

Një 38 vjeçar në Belsh është arrestuar nga uniformat blu, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian për trafikim të lëndëve narkotike.


Në pranga ka rënë shtetasi Olsi Bali, 38 vjeç, po banues në Belsh.

Gjykata e Firences ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Sakaq, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Itali për ekstradimin e 38 vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Kapet në Belsh dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

38-vjeçari akuzohet nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike.

Falë informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me Interpol Tiranën, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

O. B., 38 vjeç, banues në Belsh.

Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për vijimin e procedurave të ekstradimit. Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet italiane, për ekstradimin e 38-vjeçarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme