Një 57 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kurbinit, nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Bëhet fjalë për Agim Zela, banues në Mamurras, i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës me 6 vite e 8 muaj heqje lirie për shkak të veprës penale.
Uniformat blu njoftojnë se 57 vjeçarit i kanë mbetur dhe 3 vite e 4 muaj për vuajtjen e dënimit.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Zela, 57 vjeç, banues në Mamurras. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 6 vjet dhe 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 4 muaj.



