EMRI/ I dënuar nga drejtësia italiane, arrestohet në kryeqytet me qëllim ekstradimin 46 vjeçari! Akuzat që rëndojnë ndaj tij

Një 46 vjeçar është arrestuar nga blutë e Tiranës me qëllim ekstradimin e tij në Itali, pasi është i dënuar nga drejtësia e shtetit fqinjë.


Në pranga ka rënë shtetasi Gentian Kadillari, alias Endri Zyli Imeraj, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij ka ardhur si bashkëpunim midis dy shteteve, nga operacioni policor i koduar “Wanted 5”.

46 vjeçari është dënuar me 5 vite dhe 11 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtja e dokumenteve të falsifikuara”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

Sakaq, po punohet për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftmi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Ëanted 5”.

I dënuar me 5 vjet e 11 muaj burgim nga autoritetet italiane për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje pa leje të dokumenteve të falsifikuara, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 46-vjeçari.

Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëanted 5”.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën “Don Bosko” dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Gentian Kadillari alias Endri Zyli Imeraj 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Ankona, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 11 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja e dokumenteve të falsifikuara” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme