EMRI/ I kërkuar nga SPAK, arrestohet në Gjermani 37 vjeçari! Kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares që ndiqte çështjen ndaj një grupi kriminal

Një 37 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Gjermani, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.


Në pranga ka rënë shtetasi Fabio Ballabani, 37 vjeç, lindur në Vlorë.

Prokuroria e Posaçme e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2019, Ballabani ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, bashkëshortin e një gjyqtareje. Kjo e fundit ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që do të zhvillohej kundër një grupit të strukturuar kriminal.

Kanë qenë pamjet e kamerave të sigurisë që provuan se ngjarja ka ndodhur nga 37 vjeçari.

Fabio Ballabani akuzohet për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Për këto vepra penale, GJKKO ka vendosur ndaj 37 vjeçarit masën e sigurisë “arrest me burg”.

Vënia e tij në pranga është vënë nga bashkëpunimi i Interpol Tirana dhe Interpol Ëiesbaden të Gjermanisë, përmes operacionit të koduar “Para drejtësisë”.

Nga po ky bashkëpunim, kujtojmë se është arrestuar me datë 26 gusht dhe shtetasi Erland Krasniqi, i cili ka kryer plagosje ndaj Renato Bajraktari më 15 maj 2024, pas një konflikti me motive të donëta. Rasti i këtij të fundit ndodhi tek “Rrethrrotullimi i Plepave” në Durrës.

LEXO EDHE: 

EMRI/ Plagosi me armë zjarri një shtetas tek “Rrethrrotullimi i Plepave”, po punohet për ekstradimin nga Gjermania të 25 vjeçarit

NJOFTIM

Policia e Shtetit

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohen në bashkëpunim me partnerët gjermanë dy operacione të koduara “Para drejtësisë.”

Operacionet u realizuan falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë me Interpol Wiesbaden/Gjermani, nëpërmjet Interpol Tiranës.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar në Gjermani shtetasit:

– F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”

Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar. Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar si autor i këtij sulmi shtetasi F. B., alias F. Z.

– E. K., 25 vjeç, lindur në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në maj 2024, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg,” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit.”

Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas, në maj 2024, në Durrës, tek “Rrethrrotullimi i Plepave,” pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. B.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden/Gjermani për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt vendit tonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme