EMRI/ I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet 51 vjeçari në Elbasan! Mori ryshfet për një objekt të ndërtuar pa leje

Një 51 vjeçar është arrestuar në Elbasan ditën e sotme pasi ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Prokuroria e Posaçme.


Në pranga është vënë shtetasi i identifikuar si Gentian Bako, 51 vjeç, banues në Elbasan.

Bako akuzohet të ketë bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, në prill të vitit 2024, për marrje ryshfeti, lidhur me një objekt të ndërtuar pa lejen e posaçme.

Urdhër ndalimi për 51 vjeçarin është dhënë me datë 29 gusht 2024.

Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar sipas nenit 244 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i dënueshëm nga 6 deri në 3 vite burgim.

Sakaq, materialet procedurale i kanë kaluar SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM

Elbasan

Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” u finalizua operacioni policor i koduar “Deceit “.

Ndalohet një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Si rezultat i kërkimeve dhe administrimit të informacioneve të inteligjencës policore, të kryera në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, me objektiv ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar “Deceit”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Gentian Bako, 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.08.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në muajin prill 2024, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, për marrje rryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme