Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje të kryer në muajin maj është arrestuar nga policia.
Në koduar të operacionit të koduar “Sundimi i ligjit” është vënë në pranga Saleo Rexhepi banues në Durrës.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 3 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, sepse në muajin maj të vitit 2023, ka vjedhur disa materiale prej hekuri, në një subjekt privat”, thotë policia.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.