EMRI/ Kush është 32-vjeçari që i zunë pritë me armë te shinat e trenit në Laç

Dy ditë më parë, u raportua se një 32-vjeçar në Laç është kanosur me armë zjarri. Ngjarja ndodhi mesnatën e së dielës në Lagjen nr.6, në afërsi të shinave të trenit, ndërsa objektiv i sulmit ishte 32-vjeçari Sandër Deda.

Ky i fundit ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në drejtim te banesës, kur është kanosur me armë nga disa persona që lëviznin me një mjet në drejtim të kundërt me të, duke qëlluar në ajër.

Menjëherë pas njoftimit të marrë nga 32-vjeçari, forcat policore janë nisur në vendngjarje dhe, nga veprimet paraprake hetimore të kryera, ka rezultuar që nuk ka lëndime shtetasi Sandër Deda, si dhe nuk ka dëmtime as automjeti që po udhëtonte me të.

Brenda një kohe të shpejtë, Policia ka arritur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes, por për shkak të hetimeve, nuk bëhen me dije identitetet e tyre. Policia vijon punën intensive me forca policore në terren, duke ushtruar kontrolle, si dhe duke vlerësuar çdo informacion për kapjen e tyre, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.

Sipas të dhënave, Sandër Deda nuk rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penalë, ndërkohë hetimet vijojnë për të zbuluar nëse 32-vjeçari që denoncoi ishte objektiv i përcaktuar, apo ai u gjend në rrugën e gabuar përballë një grupi personash të armatosur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme