Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Eemal Binjakun, 36 vjeçari i cili në bashkëpunim me persona të tjerë mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren Sajma Qordja në një apartament në zonën e Astirit, ngjarje kjo e ndodhur me datë 9 janar 2025.
Sakaq, vijon kërkimi për 5 personat e tjerë:
- Skerdi Sina, 29 vjeç, banues në Tiranë
- Ogert Alia, 31 vjeç, banues në Tiranë
- Arnold Jaho, 40 vjeç, banues në Vlorë
- Anduel Alia, 36 vjeç, banues në Tiranë
- Joni Sadikaj, 26 vjeç, banues në Tepelenë
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në një apartament të marrë me qira ditore në zonën e Astirit, mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren.
Ka qenë vetë vajza e re, e cila ka denoncuar rastin në polici, më pas ngjarja alarmoi zonën e Astirit, për shkak se pas denoncimit vajza nuk hapte derën, por është dashur ndërhyra e forcave speciale për t’u futur në apartament.
Në një apartament tjetër të marrë me qira përballë, u gjetën 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do i shërbejne hetimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIM
Kapet dhe ndalohet një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 09.01.2025, në Astir.
Si rezultat i hetimeve intensive, bazuar dhe në informacionet e marra falë inteligjencës policore, nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në një apartament në Astir.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.