EMRI/ “Mollë sherri” për dhunimin e Klea Prengës nga motrat Berisha, kush është i shpalluri në kërkim për të shtënat me armë zjarri në klubin e natës në Tiranë

Është zbardhur emri i personit të shpallur në kërkim nga policia si personi i dyshuar për të shtënat me armë zjarri në një klub nate në Tiranë, gjatë festimeve të natës së ndërrimit të viteve.


Mësohet se në kërkim është shpallur Jetmir Pepaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e klubit “Cinco Cavalli,” ndërsa Pepaj akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Pepaj është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, e cila së bashku me motrën e saj, ish-banoren e Big Brother Vip, Antonela Berisha, akuzohen për dhunimin e blogeres Klea Prenga.

Ngjarja tronditëse u publikua nga vetë Prenga në rrjetet sociale, ku ajo tregoi plagët dhe dëmtimet e rënda në fytyrë dhe trup.

Sipas aludimeve, arsyeja e dhunës lidhej me një marrëdhënie të pretenduar mes Prengës dhe Jetmir Pepajt, çka e bëri incidentin një çështje shumë të përfolur në publik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme