EMRI/ Ndërron jetë i burgosuri në Fushë-Krujë! 39 vjeçari dërgohet në spital pa shenja jete! Dyshimet e para

Një 39 vjeçar, i cili po vuante dënimin e tij në burgun e Fushë Krujës, ka ndërruar jetë ditën e sotme.


Bëhet fjalë për Afrim Shaqiri, i cili sipas burimeve është dërguar pa shenje jete nga burgu drejt qendrës shëndetësore të qytetit.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por sipas dyshimeve të para të autoriteteve, ai ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon.

Trupi i tij ndodhet në qendrën spitalore të qytetit, ndërsa do t’i kryhet dhe autopsia për të përcaktuar saktësisht shkakun e tij të vdekjes.

Priten njoftime zyrtare nga autoritetet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme