EMRI/ Një shqiptar gjendet i pajetë në Strasburgut, 37-vjeçari flinte prej kohësh në rrugë

Një 37 vjeçar shqiptar nga Kosova është gjetur i pajetë në një rrugë të Strasburgut.


Bëhet fjalë për Sabit Hadzijaj. 37-vjeçari u gjet i vdekur në cepin e një pallati në një rrugicë të qytetit, e cila ishte bërë strehë për të kohët e fundit, pasi ai jetonte në mes të rrugëve për shkak të vështirësive ekonomike.

Shqiptari u gjet i pajetë në lagjen e stacionit të trenit në Strasburg mëngjesin e 1 shkurtit.

Do të jenë rezultatet e autopsisë ato që do të tregojnë shkakun e vdekjes së 37-vjeçarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme