Emri, opozita greke akuzon ministrin e Mbrojtjes: Po “minon” përpjekjet e qeverisë

Opozita greke ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos, se ai nuk do të votojë për asnjë emër që përmban fjalën “Maqedoni”.

Kammenos, kryetar i Grekëve të Pavarur që janë aleatë të kryeministrit Tsipras në qeveri, ka theksuar gjithashtu se nuk do të ketë asnjë lloj marrëveshjeje në rast se Shkupi nuk realizon ndryshimet në Kushtetutë siç kërkon pala greke.

“Qeveria ka një problem të madh”, ka komentuar Jorgos Koumoutsakos, Ministër i Jashtëm në hije i Demokracisë së Re të opozitës.

“Ndërsa po zhvillohen negociatat Athinë-Shkup dhe ministri i jashtëm ndodhet në Uashington dhe Nju Jork për të negociuar, ministri i mbrojtjes rezulton ta minojë përpjekjen e qeverisë. Është një problem madhor që ka qeveria dhe që duhet ta zgjidhë”, komentoi Koumoutsakos.

Në krahun tjetër, Ministri alternat i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrouggalos, ka bërë një deklaratë oportune.

Ai tha se Kammenos ka kundërshtuar edhe më përpara emrin me tremin Maqedoni.

“Por dua të shpresoj që kur të vijë marrëveshja si paketë, do të vlerësohet si e tillë dhe do të ketë mbështetje më të madhe edhe se maxhoranca jonë qeveritare”, ka thënë numri dy i Ministrisë së Jashtme greke.

Më herët të martën, Panos Kammenos, deklaroi gjatë një interviste në radio se “Mua nuk më intereson nëse do të jetë fjala ‘Ilinden’ apo ‘E epërme’ në emrin e Shkupit. Në rast se do të ketë fjalën Maqedoni, zgjidhja nuk do të pranohet nga Grekët e Pavarur”.

Qeveria aktuale greke ka një maxhorancë mjaft të brishtë, vetëm 153 deputetë, 9 prej të cilëve u takojnë Grekëve të Pavarur.

Një distancim i mundshëm i këtyre të nëntëve nga një zgjidhje eventuale të mosmarrëveshjes me Maqedoninë, do të mund të sillte automatikisht rrëzimin e qeverisë Tsipras, mandati aktual i të cilës normalisht mbaron në vjeshtën e 2019-s.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme