EMRI/ Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Vlorë, policia ngre postblloqe në hyrje-dalje të qytetit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.


 Uniformat blu bëjnë me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë një 37-vjeçar me emrin, Skerdi Mehmetaj, i cili është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.

“Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

Ndërkohë burime për Panorama.al bëjnë me dije se në të gjitha hyrje-daljet në Vlorë janë ngritur postblloqe, për kapjen e autorit të dyshuar.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme