EMRI/ Plas sherri mes dy personave në Korçë, 49-vjeçari godet me sende të forta një tjetër. I lënduari përfundon në spital

Një konflikt mes dy personash ka ndodhur mbrëmjen  sotme në Korçë, ku 49-vjeçari Altin Sali, ka goditur me sende të forta një  50-vjeçar.


Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi Altin Sali, 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme