Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi tentoi të vriste me armë zjarri një 33-vjeçar.
Burime për News 24 bëjnë me dije se në pranga ka rënë Danjel Nikolli.
Sipas policisë Nikolli ka tentuar të vrasë 33 vjeçari në sherr e sipër për motive të dobëta.
“Ky shtetas për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin E.T dhe më pas ka qëlluar dy herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit E,T për ta vrarë”, njofton policia.
Lezhë- Policia parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë, me pasoja për jetën.
Tentoi të vriste me armë zjarri për motive të dobëta një 33 vjeçar, ndërhyrja në kohë e policisë vuri në pranga autorin e dyshuar.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë dhe dy gëzhoja.
Salla Operative e Drejtorisë vendore të Policisë Lezhë, mori njoftim se në fshatin Shënkoll, Lezhë, po ndodhte një konflikt mes dy personave.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, shtetasin D. N., 32 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.
Ky shtetas për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin E.T dhe më pas ka qëlluar dy herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit E,T për ta vrarë.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit dhe dy gëzhoja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
lajm ne perditesim…