EMRI/ Qeveria emëron drejtorin e ri të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

Këshilli i Ministrave, përgjatë mbledhjes së sotme, ka marrë vendimin për të emëruar kompozitorin Aulon Naçin, si drejtor të Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.


aulon naci

Emërimi i tij vjen disa muaj pas lirimit nga detyra të Abigela Voshtinas, e cila e mbajti postin për më shumë se dy vite.

Vendimi:

V E N D I M

PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Aulon Naçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme