EMRI/ Ra nga kati i dytë i banesës së saj, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare në Itali! Përjashtohet pista e vet*vrasjes

Një 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën në Itali pasi ra nga kati i dytë i pallatit ku jetonte, një lartësi prej afërsisht tetë metrash.


E reja ndërroi jetë në spitalin e Piacenzës, ku ishte dërguar në gjendje shumë të rëndë menjëherë pas ngjarjes.

Gjendja e saj ishte shumë e rëndë që nga momenti i parë, dhe një transferim në spitalin kryesor të Parmës, i konsideruar nga mjekët, rrezikonte të përkeqësonte situatën shkruajnë mediat italiane.

Të gjithë e njihnin si “Angi” dhe ajo la pas bashkëshortin, prindërit dhe miqtë, të cilët këto ditë i dhanë mbështetje duke shpresuar në një mrekulli.

Vajza jetonte prej një muaji me bashkëshortin e saj në një apartament në katin e dytë të pallatit në rrugën Beverora. Fotografitë e saj në rrjetet sociale tregojnë momente të lumtura, duke e bërë humbjen edhe më të papritur.

Hetimet e karabinierëve janë ende në zhvillim, por aktualisht duket se pista e një tentativë për vrasje është përjashtuar.

Ngjarja konsiderohet më shumë si një fatkeqësi tragjike, ndërsa autopsia, e cila pritet të autorizohet nga prokurori që po koordinon hetimet, do të japë përgjigje për shkaqet reale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme