Një 43-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Emil Backa, është plagosur me armë zjarri në zonën e Kato Achaia të Greqisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:40 dhe sipas mediave greke, 43-vjeçari së fundmi ishte liruar nga burgu pasi ishte dënuar për drogë.
Backa është qëlluar teksa po kthehej në shtëpi, ku një makinë një makinë e zezë i është afruar dhe personi që ka qenë brenda e ka qëlluar nga afër 3 herë.
Pas ngjarjes, autori u largua me shpejtësi, por si pasojë e të shtënave ai ka amrrë plagë të rnënda dhe është transferuar në Qendrën Shëndetësore Kato Achaia dhe më pas në P.G.N.P. Rio për mjekim më të specializuar.
Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja të armës së zjarrit 9 mm dhe një plumb i deformuar nga një gëzhojë arme zjarri.
Ndërkohë, autoritete greke po punojnë për identifikimin e autorit.