EMRI/ Shpërthim i fuqishëm me tritol pranë murit të banesës së oficerit të Policisë në Shkodër, dëmtohet automjeti i parkuar!

Një shpërthim me lëndë plasëse të llojit tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e efektivit Pëllumb Vukaj në Shkodër.

Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në murin e banesës së efektivit dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale ndërkohë që është dëmtuar edhe automjeti i parkuar.

Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së shtetasit, P. V., 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse. Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme