Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Shkodër pasditen e sotme (8 shtator).
Raportohet se një 29 vjeçar, i identifikuar si Renaldo Kola, banues në fshatin Golem.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50, po në fshatin Golem të Shkodrës.
Nuk dihet ende arsyeja e të shtënave me armë zjarri.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.