Zbulohet identiteti i 53 vjeçarit që tentoi të vriste veten me kallashnikov. Ai është Astrit Tota, i cili është me profesion infermier në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Raportohet se Tota e ka marrë plumbin mbi zemrën, duke i kaluar plumbi tej për tej trupit, pa i prekur ndonjë organ jetësor.
Burime nga policia bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa po punohet për gjetjen e motivit mbi tentativës së vetvrasjes së 53 vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.05.2024, rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”, ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij, shtetasi A. T., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes