EMRI/ U akuzua se kishte kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij të mitur, Gjykata e Beratit lë në burg 39-vjeçarin

Gjykata e Beratit ka lënë në burg, 39-vjeçarin, Sabri Likaj, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij të mitur, vetëm 15 vjeçe.


Gjykata e Beratit ka lënë në burg, 39-vjeçarin, Sabri Likaj, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij të mitur, vetëm 15 vjeçe,

Mësohet se 39-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën dhe se ka deklaruar se nuk e ka prekur asnjëherë mbesën e tij dhe se gjithçka është sajuar nga kunata, pasi ata janë në konflikt për banesën.

Pasi dëgjoi organin e akuzës dhe të pandehurin, gjyqtari Ervis Koxhaj, ka vendosur cilësimin e ligjshëm të arrestimit të tij dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 39-vjeçarin Sabri Likaj, banues në fshatin Gjeroven në Berat.

Sabri Likaj u arrestua 3-ditë më parë, pas denoncimit të bërë në DVP-në Berat nga mbesa ,shtetësja N.L,15-vjeçe dhe nëna e saj. Ai akuzohet për veprën penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 200/2 i Kodit Penal

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme